Parandalohet antentati ndaj kyeministrit turk

Policia turke arrestoi një person të dyshuar për posedimin e një mjeti shpërthyes, perderisa po qendronte jashtë zyrave të kryeministrit Tajip Erdogan në Ankara.

I dyshuari u ndalua pasi policia qëlloi në ajër. Në kundërshtim me raportet e mëparshme, i dyshuari nuk është vrarë apo plagosur në këtë incident, por eshte arrestuar.

Rrugët janë mbyllur në këtë zonë, ndersa Zyra e Kryeministrit e ka identifikuar të dyshuarin si 52-vjeçarin Tugrul Bayir.

Deri më tani, nuk raportohet ndonjë lidhje me organizatat terroriste, por ajo që është spekuluar eshte se ai mund të vuaj nga probleme psikologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button