Ali Ahmeti nuk precizon se për çka dëshmoi në Prokurorinë speciale

Unë kam kryer sot një obligim qytetar. I jam përgjigjur ftesës së Prokurorisë speciale. Aspak nuk ju kam shmangur thirrjes. Ne kërkojmë që gjyqësia të veprojë në mënyrë të pavarur, jashtë emocioneve dhe ngarkesave etnike.  Vetëm zbatimi i ligjeve mund të na çoje përpara. Është shprehur Ali Ahmeti pasi ka dalur nga Prokuroria Speciale Publike, raporton Portalb.

Në pyetjen e gazetarëve se a është pyetur edhe për momente tjera përveç “Kosmosit”, ashtu siç u paralajmërua, Ahmeti me përgjigje: “Unë nuk dua të flasë se është ende faza parahetimore. Nuk do ishte korrekte që të flitet për cilat momente”.

Ali Ahmeti sot është thirrur në Prokurorinë Publike. Dëgjimi i dëshmisë së tij zgjati 2 orë e gjysmë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button