Teksti “godet” në mënyrë patriotike

[Recension: Zgjedhjet më 5 qershor janë referendum i qytetarëve për ardhmërinë e vendit]

Теksti “godet” në bazë nacionale dhe datë e zgjedhjeve të parakohshme – 5 qershor – e vendos në korelacion me referendumin për pavarësinë e vendit, që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991. Dy ngjarje të cilat, duke i pasur parasysh rrethanat historike dhe politike, assesi nuk mund të lidhen. Në referendumin e vitit 1991 vendosej për sovranitetin dhe për pavarësinë e Maqedonisë. Ndërsa më 5 qershor të këtij viti, qytetarët do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në parlament – (të zgjedhurit e popullit, deputetë), të propozuar në listat me kandidatë të partive politike, koalicioneve ose grupeve të zgjedhësve. Kjo është diçka krejtësisht tjetër.

Ajo që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij, në mbrëmjen e 23 shkurtit 2016 (pasi parlamenti e tërhoqi vendimin për (vetë)shpërbërje të Kuvendit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill), zgjedhjet e ardhshme (të 5 qershorit) i quajti “votim në referendum”, ka vetëm funksion politik-propagandues.

“E më 5 ershor, do ta shohin se kush do të fitojë, e kush do të humbë. Dolën apo s’dolën në zgjedhje, do ta shohin se çka është votim në referendum për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin për Maqedoni më të mirë, si garniturë politike e cila në mënyrën më energjike dhe më të përgjegjshme lufton për popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, porositi Gruevski.”

izboriLinku deri te artikulli origjinal: Zgjedhjet më 5 qershor janë referendum për qytetarët për ardhmërinë e vendit

Data dhe koha e publikimit: 24.02.2016, 15:58

Data e recensionit: 01.3.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

PSE DUHET TË VËRTETOHET SOVRANITETI?

Ky artikull e mbështet tezën e njëjtë “të referendumit-patriotike” dhe porosinë e tillë manipuluese e paraqet që në fjalinë e parë:

“Zgjedhjet më 5 qershor do të jenë referendum për ta vërtetuar sovranitetin dhe pavarësinë e vendit që buron nga qytetarët.”

Mirëpo, me këtë rast nuk është theksuar se pse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka nevojë për vërtetim të sovranitetit dhe të pavarësisë? Nuk zbulohet se mos ndoshta ndonjëra nga partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje dëshiron ta prishë këtë soveanitet?!

Pastaj në tekst bëhen akuza serioze në adresë të opozitës për „”skenare destruktive” dhe për  “shkatërrimin e vendit”, pa ofruar me këtë rast argumente për këto pohime. Në këtë kontekst, pa bazë është përfshirë edhe faktori ndërkombëtar, te i cili, gjoja, “mbështetet” opozita kur merr vendime. E gjithë kjo plasohet, në formë të mbështjellë, sikur bëhet fjalë për ndonjë pakënaqësi gjithëpopullore nga sjellja e opozitës.

“Qytetarët janë të revoltuar për shkak të skenareve destruktive të deritanishme të LSDM, gatishmërisë së tyre për të lëshuar pe ndaj faktorëve të ndryshëm të huaj, si dhe nga fakti se pozita e tyre e dobët kontribuoi që ata në vend të mbështeten në forcat e veta, të mbështeten në fjalët e thëna nga të tjerët. Qytetarët e Maqedonisë janë të revoltuar edhe nga skenaret me të cilat partia e cila një dekadë të tërë ishte në opozitë, e shkatërron vendin.”

Теksit që i nënshtrohet këtij recensioni është politikisht i anshëm, me qëllim që partinë më të madhe opozitare ta paraqesë si “shkatërruese” të vendit. Bëhet spin edhe sa i përket rolit të bashkësisë ndërkombëtare, e cilat disa herë deri tani ka thënë se është lehtësuese në procesin e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa fjalën kryesore ua le partive, kështu që sulmet e bëra në adresë të saj janë, më së paku thënë, jokorrekte dhe të pahijshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button