Gjuriq: As Edita Tahiri s`mund t`i zhbëjë institucionet serbe në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe  Marko Gjuriq ka deklaruar sot se serbët në Kosovë duhet të jenë të sigurt se askush nuk t`i shuajë  institucionet serbe atje dhe se me siguri një gjë të tillë nuk do ta bëjë as ministrja  për dialog, Edita Tahiri.

Marrëveshja e parë e Brukselit dhe parimet për krijimin e Asociacionit të komunave serbe askund nuk përmbajnë qëndrimin se kusht për zbatimin e marrëveshjeve është largimi i institucioneve të  Serbisë, të cilat Tahiri i ka quajtur struktura paralele,  tha Gjuriq për Tanjug duke shtuar se këto dokumente janë në dispozicion të publikut.

Gjuriq duke reaguar në një deklaratë të Edita Tahiri e cila theksoi se Beogradi “me moszbatimin e  marrëveshjes së Brukselit ngadalëson fillimin e punës  në grupe treshe për zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë dhe se kjo do të ndikojë në punën për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave serbe”, ai ka vlerësuar se zyrtarët e Prishtinës në deklaratat publike për zbatimin e marrëveshjeve të  Brukselit  jo rrallë në këto ujdi gjejnë përmbajtje që nuk ekzistojnë në to .

“Deklarata e zonjës Tahiri është një tjetër shembull i kësaj praktike. Institucionet serbe në Kosovë, të cilat përfshijnë jo vetëm 29 autoritetet e përkohshme komunale, por edhe sistemin shëndetësor dhe arsimor në zonat serbe, kurrë nuk kanë qenë një temë e dialogut të Brukselit”, ka thënë ai, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën as deklaratat e Tahirit se Prishtina do ta shkruajë Statutin e AKS-së dhe theksoi se ky statut ashtu siç është rënë dakord në Bruksel do të shkruhet nga ekipi menaxhues për themelimin e këtij Asociacioni që i bie nga vetë serbët nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button