OKB zgjeron sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Testi bërthamor i muajit të kaluar duket se po i kushton shumë Koresë së Veriut, pasi së fundi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vendosur unanimisht sanksione të reja të ashpra ndaj shtetit komunist.

Por, vetëm pak orë nga publikimi i lajmit për zgjerimin e sanksioneve, Peniani ka reaguar duke dashur të tregojë se nuk do të frenojë programi e tij bërthamor. Në orët e parë të së enjtes, Koreja e Veriut ka lëshuar disa predha me rreze të shkurtër në det, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Sanksionet e reja të OKB-së janë cilësuar si më të ashprat të vendosura ndonjëherë ndaj Koresë së Veriut. Ato parashikojnë kufizimin e eksporteve dhe inspektimin e të gjitha ngarkesave që hyjnë dhe dalin nga shteti komunist. Gjithashtu në sanksionet e reja përfshihet edhe bllokimi i aseteve dhe ndalimet e udhëtimeve për 16 individë dhe 12 organizata koreane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button