Tusk u bën thirrje emigrantëve të paligjshëm: Mos ejani në Evropë

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk duke u bërë thirrje nga Athina emigrantëve potencialë të paligjshëm tha: “Mos ejani në Evropë. Mos u besoni trafikantëve. Mos rrezikoni jetën dhe paratë tuaja. Nuk ia vlen”, transmeton Klan Kosova.

Tusk i ndodhur në Athinë në lidhje me vizitat për krizën e refugjatëve në konferencën për mediat pas takimit me kryerministirn grek Alexis Tsipras duke vënë në dukje se Greqia është vendi më i prekur nga kriza e refugjatëve ai ka potencuar se lënia e Greqisë jashtë Schengen-it nuk do të mund të zgjidhë në asnjë mënyrë krizën.

Duke cituar nevojën për të shmangur ndarjet brenda Evropës, Tusk u shpreh se “vendimet e njëanshme të cilat nuk kanë proritet koordinimin sado që të jenë të kuptueshme në kushtet ndërkombëtare ato dëmtojnë shpirtin e solidaritetit evropian”.

Ndër të tjera duke theksuar se për momentin kanë primare Planin e Veprimit të Përbashkët të zhvilluar me Turqinë, Tusk deklaroi: “Duhet të bëjmë të pamundurën që ky plan të jetë i suksesshëm. Kjo shifër e lartë për të cilën ne jemi dëshmitarë në këto momente duhet të pakësohet me shpejtësi. Duhet të rritim rikthimet në Turqi të refugjatëve të cilët kalojnë ilegalisht në Greqi nga Turqia. Pranimi i rikthimit të 300 refugjatëve ditën e djeshme është shenjë e mirë”.

Tusk tha se tashmë Greqia nuk do të jetë më një vend për kalimin e emigrantëve ilegalë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button