Prokuroria Speciale me ankesë deri te Gjykata Themelore Shkupi 1

Prokuroria Speciale njofton se kundër vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, në lidhje me refuzimin e kërkesës së tyre nga Gjykata në fjalë për dorëzimin e dokumenteve, gjatë ditës së sotme kanë parashtruar ankesë për disa baza, njofton Portalb.

“Në ankesë tregojmë se me vendimin kontestues fillimisht është kryer shkelje esenciale e dispozitave të Ligjit për të Drejtën Penale (LDP), sepse vendimin jashtë nga debati kryesor e ka sjellë Këshilli Gjyqësor, në vend që ta sjelle Këshilli nga 3 gjykatës, në bazë të nenit 25 paragrafi 5 i LDP-së”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale.

Gjithashtu nga Prokuroria Speciale njoftojnë se ata kanë kërkuar gjithashtu edhe dëshmi apo materiale që nuk janë fare të klasifikuara, por edhe materiale që janë të deklasifikuara, por, siç njoftojnë nga Prokuroria Speciale, edhe për këto materiale, Gjykata kërkesën ia ka refuzuar Prokurorisë Speciale, duke u thirrur në detyrën për ruajtjen e informatave të klasifikuara.

Prokuroria Speciale gjithashtu njofton se në ankesën e tyre i kanë parashtruar edhe ligjet me të cilat vërtetohet e drejta e tyre për marrjen e materialeve të klasifikuara. /Portalb

 LEXO: Prokuroria: PSP-së ia kemi dorëzuar të gjitha materialet për rastin “Puç“, përveç atyre të klasifikuarave

LEXO: Ja si e komentojnë deklaratën e Janevës Gjykata dhe Prokuroritë

LEXO: Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

LEXO: Zaev: Përveç në Korenë e Veriut, askund në botë nuk ekziston Gjykatë që nuk ndanë drejtësi

LEXO: Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button