Qeni endacak shkakton përplasjen e tre makinave në rrugën Tetovë-Gostivar

Dje rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit për Pirok, ka ndodhur një aksident që u përfshin tre automjete.

Sipas policisë, në aksident u përfshinë tre automjete, “Golf” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 28 vjeçari I.E nga Dobridolli, “Mercedes” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 45 vjeçari S.I nga Vrapçishti, si dhe “Peugeot” me targa të Tetovës, drejtuar nga 33 vjeçari A.I nga Çegrani, si dhe një qen endacak i cili ngordhi nga goditja e automjetit, njofton TetovaSot.

Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar në këtë aksident është vlerësuar në 20 mijë denarë.

Është kryer inspektimi për të  sqaruar të gjitha detajet rreth aksidentit i shkaktuar nga lëvizja e pakontrolluar e kafshëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button