Shqipëria vazhdon ngritjen në FIFA, Maqedonia nuk lëviz nga vendi

Reprezentacioni i Maqedonisë si duket është zotëruar të vazhdojë të mbete në pozitën e 138-të të radhitjes botërorë, që së fundi është publikuar nga FIFA.

Maqedonia ka vetëm 257 pikë të grumbulluara dhe është para Hong Kongut, Sudanit Jugor dhe Sent Vinsent, por më e dobët është se reprezentacioni i Burundit që është i renditur në pozitën e 129-të.

Ndërkohë lajme të mira ka për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila pas renditjes në muajin shkurt ku ishte e 36-ta, në këtë të muajit mars ngjitet një pozitë më lartë, në atë të 35­të.

Belgjika vazhdon të ruan vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania, Kili, Brazili, Portugalia, Kolumbia Anglia dhe Austria. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button