Menduh Thaçi: Kryqi, lojë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së

­ Porosia konkrete është se mbështetësi dhe aleati më i madh i Maqedonisë është SHBA­ja, por duhet ta kuptojmë se ne duhet që t’i japim argumenta të fuqishëm që të munden të luftojnë që sa më shpejt të bëhemi anëtar i NATO­s. Nuk ka argument më të fuqishëm se kontributi ynë që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike dhe t’i plotësojmë ato kushte që janë paraparë me marrëveshjet e 2 qershorit dhe 15 korrikut, deklaroi kryetari i PDSH­së MenduhThaçi pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike e SHBA-­së Brajan Hojt Ji, raporton MIA.

“Nga ana ime kishte skepticizëm se ende nuk është bërë asgjë që të përmirësohen kushtet. Ne si PDSH do të vazhdojmë të japim kontribut konstruktiv në këtë proces. Shumë punë në këtë proces nuk më pëlqejnë, por mendoj se kjo nuk është aq me rëndësi pasi ne jemi fuqimisht të orientuar se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO­s dhe e BE­së dhe ndonjë alternativë tjetër aty nuk mund të funksionojë”, deklaroi Thaçi pas takimit me Ji në ambasadën e SHBA­së në Shkup.

Lidhur me vendosjen e kryqit dhe përmendores së shqipes dykrenare, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, Thaçi u porositi qytetarëve të mos bien preh, siç theksoi, këtyre provokimeve.

“Mendojë se kjo është veç një lojë e parë e dy partnerëve çdo herë para zgjedhjeve të fitojnë ndonjë pikë politike, dhe kjo nuk është mirë. Porosia për BDI­në është se të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen në institucione të sistemit dhe aty për shembull të marrin vendimin që flamuri shqiptar të përdoret në Parlament, dhe jo në rrugë”, tha Thaçi.

Në pyetjen nëse aktivitetet e VMRO-­DPMNE-­së dhe BDI­-së mund të shkaktojnë një krizë më të thellë të sigurisë në vend, lideri i PDSH­-së u përgjigj se nuk beson në atë, pasi jemi nën monitorim të fuqishëm dhe çdonjëri do të marrë pikë qofshin negative, apo pozitive dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button