Anulohet seanca gjyqësore për “Mitmarrje”, ja çfarë thotë Zaev

Seanca e sotme gjyqësore për “Mitmarrje” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përsëri është anuluar sepse në seancë nuk kanë ardhur dy avokatët mbrojtës. Ashtu siç tha gjykatësja, Dijana Gruevska-Ilievska, avokati Filip Medarski e ka njoftuar gjykatën se këto ditë është në udhëtim zyrtar në Barcelonë, për çfarë ka lënë kopje të biletës së aeroplanit, ndërkaq avokati tjetër, Vane Andreev, sot patjetër e ka pasur të udhëtojë për në Greqi, njofton Portalb.

Zaev është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, përpara Gjykatës, Zaev tha se deri në momentin e fundit ka pasur shpresë së të paktën njëri nga avokatët do të vijë, për këtë nuk ka kërkuar mbrojtës tjerë.

Në seancë ka qenë i pranishëm edhe dëshmitari, Ivan Nikollov, i cili sipas akuzës është i dëmtuar në këtë rast.

Për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjykatësja e ka anuluar seancën për 21 prill.

Pas mbarimit të seancës, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se bëhet fjalë për “montim klasik” dhe “askund në botë nuk ka mitmarrje pa pasur marrje-dhënie të parave”.

Përndryshe, Zaev, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro ryshfet nga një biznesmen, për legalizimin e një parcele ndërtimore.

Akuzën kundër Zaevit, Prokuroria Publike e Shkupit e ka paraqitur në qershor të vitit të kaluar.

Gjatë një tubimi partiak, Zaev ka bërë publik edhe emrin e biznesmenit që, sipas tij, është përdorur për kurdisje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button