“Eco Guerila” ju dërgon “telegram urimi”, Ahmetit, Arifit dhe Izarit

Lëvizja “Eco Guerila”, me një letër ironizuese, i ka “përshëndetur”, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, për rihapjen e fabrikës së “Jugohromit”, duke i “falënderuar”, për “arritjet” e fundit që ia kanë dhuruar qytetarëve të Tetovës, njofton Portalb.

“Të nderuar, ju urojmë përzemërsisht për arritjen tuaj të fundit, me të cilën i dhuroni bashkëqytetarëve tuaj më shumë vdekje dhe kancer. Rihapja e Jugohromit gëzon çdonjërin që ia ka ëndja më shumë profitin financiar e politik, se sa mirëqenien e fëmijëve e familjeve të tyre. Ju lutemi përcjelluani urimin të gjithë atyre që kanë në dorë të ndryshojnë diçka për të mirë, mirëpo që megjithatë e zgjedhin begatinë personale. Forca dhe guximi qofshin me ju kur t’u pyesin fëmijët e familjarët se pse po i merrni në qafë me helmimin kancerogjen. Qofshi e kaluar”, shkruhet në letrën e “Eco Guerilas”.

Ministria e Ambientit e pafuqishme me sjellje joprofesionale!

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e pafuqishme për të ndalur punën e fabrikës.

I kontaktuar nga Portalb, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi nuk ishte në dispozicion t’u përgjigjej pyetjve tona: Çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë kjo ministri për të ndaluar këtë fabrikë, kur e dimë se sipas statistikave ndotja është ulur gjatë kohës kur nuk ka punuar kjo fabrikë . 

Me arogancën që nuk i ngjan një personi publik i cili duhet të jep llogari sa herë që gazetarët e kërkojnë atë sepse llogaridhënia është vlerë e demokracisë e jo kapric gazetaresk, Izairi nga Portalb kërkoi një “intervistë të gjatë” për këtë çështje, por nuk mundej ti përgjigjej as një pyetje të thjeshtë.

Pas insistimit të redaksisë tonë ai tha që “i kemi bërë të gjitha punët që duhet të bëhen” dhe na drejtoi te kabineti i tij për më shumë detaje.

Rikujtojmë që kjo nuk është hera e parë që hasim sjellen e tillë jo-profesionale nga kjo ministri. /Portalb

LEXO: “Jugohrom” filloi me punë, ministria e pafuqishme, reagime të shumta

LEXO: Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” reagon pas paralajmërimeve për hapjen e “Jugohrom”-it

LEXO: Eco Guerilla me statistika të reja (FOTO)

LEXO: Eco Guerilla me të fakte të reja: Pas mbylljes së Jugohromit ulet ndotja e ajrit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button