Dyqani pa shitës në Suedi

Robert Ilias, Ekspert i IT-së doli me idenë për të hapur një dyqan për shitjen e produkteve elementare për 24 orë në ditë, pa angazhuar asnjë shitës.

Dyqani në qytetin suedez “Vicken” është i hapur 24 orë në ditë, dhe nuk ka asnjë të punësuar. E gjithë shitja bëhet nëpërmjet telefonit.

Në qytetin e vogël, si dhe në qytete të tjera, dyqane të shumta të vogla që shesin produkte ushqimore janë mbyllur për shkak të ndikimit që kanë qendrat e mëdha tregtare.

Në saje të idesë së tij, tani banorët e Vicken, muajin e kaluar kanë vizituar dyqanin pa shitës, që është i hapur 24 orë.

Shitorja nuk ka kosto shtesë për pagat e punëtorëve për shkak se nuk ka të punësuar, por duhet vetëm për të plotësuar raftet me produkte kur zbrazen, dhe këtë e bën Robert Ilias.

Për çështjen e sigurisë Robert thotë se hajnat nuk kanë asnjë interes për dyqanin e tij, sepse nuk ka të holla, alkool, cigare, por vetëm bukë, qumësht, ushqime për fëmijë, dhe të ngjashme, dhe natyrisht ka kamera të sigurisë, transmeton parrotlla.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button