Shkupi fitoi Ilirët, me mendje në derbin me Juventusin

Skuadra e Shkupit që po garon në Ligën e Parë të Maqedonisë të futbollit në sallë, ka shënuar fitoren e tretë me radhazi, duke e mundur ekipin kumanovar “Rojal Ilirët” me rezultatin 6:4.

Golat në këtë ndeshje ishin vepër e Nikolla Dimovski, Rexhep Sulejmani, Eroll Dalip, Berat Jakupi, ndërsa dy gola shënoi golashënuesi më i mirë i Ligës, Erkan Seferi. Për Kumanovarët tre gola ishin vepër e Erkan Aliu, ndërsa një shënoi Arijat Osmani

Ishte kjo ndeshja e javës së 17-të, në të cilën “bardhekaltërit” nga Çairi arritën edhe fitoren e 12-të, falë së cilës vazhdojnë të ruajnë pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon të ruajë pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë po aq sa ka edhe Hedisi në pozitën e tretë, ndërkohë Juventus Serava me 30 pikë renditet në pozitën e katërt. Derbi i javës së 18-të do të luhet në Shkup, ku do të takohen dy ekipet shqiptare Juventus Serava dhe FC Shkupi, që në program është me 5 mars me fillim në ora 17:30. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button