Tender për 80 lokalitete të reja për hidroelektrana të vogla

Qeveria së shpejti do të publikojë tender për dhënie nën koncesion 80 lokalitete në mbarë vendin për ndërtim të hidrocentraleve të vogla, paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski.

“Deri në fund to vitit procedura do të jetë e hapur, ndërsa shrpesoj edhe se do të përfundohet. Risi është se kësaj radhe kemi tendere më mirë të përgatitura me fizibiliti studime të bërë për çdo lokalitet, kështu që çdo investitor paraprakisht do të dijë se pfarë hidroelektrane mund të bëhet, cila është vlera e saj, dobisë dhe avantazh dhe me çfarë fuqie mund të disponojë. Në 80-të hidroelektrana të vogla dio të investohen 176 milionë euro”, tha kryeministri Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së solemne të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup.

Ai theksoi se tenderi i përmirësuar do të jetë edhe lehtësim për shtetin sepse do të dihet fuqia e saktë e hidroelektranave që do të ndërtohen dhe në këtë mënyrë, theksoi do të mund të grupohen më të mira me mët ë dobëta dhe të shiten si koncesione në pako.

Precizoi se deri më tani janë lëshuar 60 koncesione për hidroelektrana të vogla, nga të cilat një pjesë kanë filluar të ndërtohen, ndërsa një pjesë e tyre së shpejti dot ë duhet të fillojnë të ndërtohen.

Kryeministri përkujtoi se Qeveria në këtë moment përmes SHA ELEM ka investuar rreth 33 milionë euro në revitalizimin dhe modernizimin e gjashtë hidroelektraneve të mëdha në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button