SHBA: Refuzuam vizat për gjykatësit e korruptuar nga Shqipëria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të refuzojnë vizat për gjyqtarët e korruptuar. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori Donald Lu gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale.

“Korrupsioni është një prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar pamë sesi partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizën. Ky është vetëm fillimi! Kemi më shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në mesazhin e Donald Lu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button