Ku është ai gur smeraldi?

Ti tani po fle,
Ndër drurin që bën hije parajse,
E mbushur me qelqe të thyera,
Rrugëton në ëndrrën e penguar
Ku është ai gur…?
Ai gur smeraldi, ku është?
Hej…
Mos e kërko, bërtiti roja e pirgut të shpirtit!
Ka humbur në hapësirën e natës se pikëlluar,
Që kur shpirti e kërcënonte trurin se do ta çmend!
Kur sytë rebeloheshin se s’do të dorëzohen para gjumit!
Pa vështrimin e saj të pakuptimtë!
Ju lutem,
Ju duhet diçka tjetër?
Jo,
Por më lejoni të paktën ta kërkoj!
Ç’dreq e kërkon atë gur smeraldi,
Në hapësirën ku çdo gjë shkon në llogari të shpirtit!
Ç’kërkon në këtë peizazh të errët?
Pa shihi njëherë gjurmët e të lënduarve?
A s’e kupton se po përsëriten gjërat?
Eja, eja…
Shihi skenat e njëjta, të njëjtat gabime…
Hapi veshët dhe dëgjo…
Dëgjo se si dridhen tingujt qe lëshon vetmia,
Si lufton, shpirti me trurin, sytë me gjumin!
Trazohu njëherë..
Kjo hënë që ka ardhur për ty,
Ta gjesh atë dreq gur smeraldi
Nuk është hëna e vërtetë!
Ti ende je në ëndërr!
A s’e kupton gjendjen tënde të kllapitur?
Ti je në hapësirën ku çdo gjë shkon në llogarinë e shpirtrave!

Autor: Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button