Vazhdojnë debatet për “Shkupi 2014”, vlerësimet e arkitektëve për kariatidet në shesh

Vendosja e kariatideve paraqet krim ndaj kulturës dhe artit maqedonas. Kështu vlerëson profesori universitar dhe arkitekt i njohur Mirosllav Gërçev. Sipas tij, këto skulptura nuk duhet të vendosen si përmendore për mbrojtje të kulturës sepse nuk prezantojnë artin e Maqedonisë, njofton TV21.

“Ato skulptura nuk duhen të vendosen askund; për ato nuk duhet të paguhen me para të popullit para të tatim-paguesve me para të qytetarëve. Ata janë një grup kriminel që kanë nxjerrë nga xhepi jonë i përbashkët, ato duhen me përgjegjësi të harxhohen për të mirën e përgjithshme sepse ato janë para publike që duhet të harxhon për të gjithë”, u shpreh Mirosllav Gërçev, Arkitekt/Profesor universitar.

Kurse arkitekti Vangell Bozhinovski e vlerëson projektin “Shkupi 2014” si diçka pozitive që i ka ndodh Shkupit. Ai thekson se në të ardhmen, pikërisht për këtë projekt duhet të hapet një libër që do të shënohen efektet negative dhe pozitive.

Në shesh, në objektin City Gallery do të vendosen trembëdhjetë kariatide, përkatësisht skulptura që luajnë rolin e shtyllave atraktive, janë nga mermeri dhe janë të kushtueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button