Bekim Kadriu: Parimi i sekularitetit nuk po respektohet si duhet

Bekim Kadriu i ftuar në emisionin “10 minuta” në TV21 tha se  promovimi i simboleve fetare nga nga autoritetet shtetërore është cenim serioz i kushtetutës. Në të tillë situata, tha Kadriu, nuk quhet se funksionon parimi i sekularitetit, apo i njohur ndryshe si ndarja e fesë nga shteti. Ky parim sipas tij, shkelet edhe ne momentin kur shteti promovon vlerat e një religjioni të caktuar. Shteti duhet të rrijë neutral, sipas Kadriu.

“Kushtetuta bën dallim për atë se si tenton të arrije barazi mes pjestarëve të bashkësive fetare dhe etnike. Nëse kushtetuta në rastin e parë  insiston të arrijë neutralitet  ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive fetare, duke insistuar në ndarjen e organizatave fetare nga shteti. Në pjesën e dytë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e bashkësive etnike, kushtetuta insiston në të drejtën e pjesëtarëve të bashkësive etnike që të përdorin simbolet e tyre etnike”, u shpreh Bekim Kadriu, Profesor Universitar.

Për kritikat e ndërkombëtarëve në lidhje më pavarësinë e gjyqësorit, tha se vërtet në Maqedoni gjyqësori është ndikuar nga politika dha ka nevojë për reforma, por këto reforma duan një kohë të caktuar për t’u realizuar dhe zbatuar në tërësi dhe për të qenë funksionale.

Sa i përket përleshjeve mes policisë së Maqedonisë dhe refugjatëve dhe përdorimit të gazit lotsjellës dhe se sa është thyer ndonjë Konventë Ndërkombëtare në këtë rast, Kadriu tha se sipas parimeve ndërkombëtare një shtet nuk guxon të mbyllë kufijtë për persona të cilët largohen nga një shtet tjetër ku janë të rrezikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button