Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit gjatë ditës, ndërkaq gjatë pasdites pritet që mjegullat të shtohen dhe të krijohen kushte për reshje të shiut, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 15 deri më 17 gradë celsius. Në vendet më të larta malore, temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 13 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare, erë të lehtë dhe me periudha të shkurtra të diellit gjatë ditës, ndërkaq pasdite pritet që të krijohen kushte për reshje të shiut. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të arrijnë deri më 16 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button