Rilkoski kryetari i ri i KSHZ-së

Juristi Nikola Rilkoski është zgjedhur kryetari i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Propozimi i LSDM-së është votuar me 90 vota pro, nga deputetët e shumicës parlamentare dhe të opozitës. 

Rilkoski merr postin e kreut të KSHZ-së pas dorëheqjes së kryetarit Boris Kondarko, i cili vendosi të largohej nga detyra pas akuzave se është përgjegjësi kryesor për vonesat në pastrimin e listës së votuesve.

Rilkoski vjen nga radhët e LSDM-së. Ai ka punuar si jurist në Komunën e Ohrit, në kohën kur drejtohej nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button