Tahiri: Thaçi më i votuari, por jounifikues

Eksperti i pushtetit Lokal nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka komentuar edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.
Tahiri ka thënë se ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës është lideri më i votuar në vend, por nuk është unifikues, ndaj zgjedhja e tij në postin e të parit të vendit ishte hap i ngutshëm, njofton Klan Kosova.

“Ulni pritjet ju them të gjitha atyre që presin që vendbanimet e tyre do bëhen komuna”.

“Qeveria duhet t’i rezistoj çfarëdo presioni qe vijë. E ka parë e gjithë Kosova si u zgjodh Thaçi president. Hashim Thaçi është lideri më i votuar, por nuk është kryetar unifikues, mendoj se është ndërmarr një hap i ngutshëm”.

“Kushdo ta kuptojë këtë mund ta dëgjoj përsëri fjalimin e Daut Haradinajt në Kuvend”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button