Shkëndija dhe Drita eliminohen nga Kupa

Shkëndijës nuk ka arritur të bëjë asgjë më shumë se të marrë vetëm një barazim, që është baras me zero, pasi që nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Ekipi i Bregallnicës që është parë si autsajder në letër, ka ruajtur epërsinë nga ndeshja e parë 2:1 dhe kështu ka bërë befasinë më të madhe duke eliminuar një nga favoritët, sikurse është Shkëndija e Tetovës. Kjo sigurisht ka sjell edhe pakënaqësi në mesin e fansave.

Kapiteni i Bregallnicës, Goran Zdravkov vetëm pas 7 minutave lojë i dha epërsinë ekipit të tij, ndërsa gjithçka që arritën të bëjnë “kuqezinjtë”, ishte goli i barazimit që e shënoi Artim Pollozhanit në minutën e 32-të. 

Kjo humbje i ka goditur fansat kuqezi, që pas ndeshjes emocionalisht ishin të frustruar, madje disa prej tyre kërkonin me ngulim largimin e trajnerit Jovanovski. 

Në ndeshjet tjera, Metalurgu edhe njëherë ka dëshmuar forcën përball ekipit të Ligës së Sytë, Dritës nga Bogovina, duke mundur me rezultatin 7:1 (10:1). 

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe skuadra e Teteksi t, skuadër kjo e cila në Kërçovë mundi Napredokun me rezultat 2:1.
Gjysmëfinalisti i fundit do të në duelin në mes Rabotniçkit dhe Pelisterit, ky takim nuk u luajt sot shkaku se nga radhët e Rabotniçkit katër futbollistë ishin pjesë e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë që luajtën kundër Norvegjisë.  / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button