Spinaqi – kjo perime do t’ju ndihmojë të dobësoheni

Kjo perime mund t’ua zvogëlojë dëshirën për ëmbëlsira dhe ushqime jo të shëndetshme, thonë shkenctarët. Hulumtimi i fundit i kryer nga shkenctarët suedezë nga Universiteti „Lund”, tregoi se konsumimi i spinaqit mund të reduktojë ndjeshëm oreksin tuaj. Në fakt është vërtetuar se në spinaq gjenden tilakoide të cilat e nxisin procesin e dobësimit, transmeton Femina.al Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë 38 femra në mbipeshë.

Rezultatet treduan se konsumimi i ekstraktit të tilakoideve e stimulon tajitjen e hormonit i cili dërgon sinjale se jemi të ngopur, andaj, në këtë mënyrë ulet oreksi. Me kontrollin e oreksit zvogëlohet mundësia për të konsumuar edhe ushqime jo të shëndetshme. “Analizat tona treguan se me konsimimin e lëngut (para ngrënies së mëngjesit) në të cilin është shtuar edhe ekstrakt nga spinaqi, mund ta zvogëlojmë oreksin dhe të jemi të ngopur gjatë ditës”, thotë profesori Charlotte Erlanson-Albertsson, i cili ishte pjesë e këtij hulumtimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button