Shkëndija afër finales së tretë të Kupës së Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës pothujase ka siguruar për herë të tretë në finalen e Kupës së Maqedonisë në futboll, (2007 dhe 2013), pasi sot ka mundur me rezultat 2:0 Horizont Turnovën si mysafir.

Futbollistët e Horizonitit arritën vetëm 10 minuta ti bëjnë ballë futbollistëve të Shkëndijës, pasi Besart Ibraimi nga gjuajtja e lirë prej 18 metra shënoi për rezultatin 1-0, duke paralajmëruar fitoren. Më pas ishte shumë më lehtë për ekipin tetovar, të cilët nuk lejuan që të rrezikohet porta e tyre. Junior në në minutat shtesë të pjesës së parë doli vetëm përballë portierit Igeski, por nuk ia doli të realizojë. Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, Marjan Radeski me golin e dytë për Shkëndijën e siguroi fitoren, pas asistimit të Pollozhanit.

Mbrojtësi i kupës, skuadra shkupjane Rabotniçki ka barazuar 1:1 me Bregallnicën në Koçani, në takimin tjetër gjysmëfinal, kështu që gjithçka mbetet e hapur për finalistin të mësohet në ndeshjen e kthimit në Shkup . Ndeshjet e kthimit do të luhen me 13 prill. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button