LSDM-ja, Jankullovska ik nga përgjegjësia për listat zgjedhore

“Ministrja Jankullovska, pa sukses mundohet që të ik nga përgjegjësitë për keqpërdorimet dhe mallverzimet me listën zgjedhore. Sipas zgjidhjes së tanishme ligjore, MPB-ja, dorëzon listën deri te zyra për statistikë, nga ku dorëzohet nëpër komuna dhe vend votime”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDMJ-ja, kumton se, në zgjedhjet e fundit lokale, MPB-ja, jo vetëm që përfaqësonte listën zgjedhore, por në të njëjtën adresë ka regjistruar 74 qytetarë të cilëve u ka dhënë letra njoftimi për ti future në listë. Kjo sipas tyre përbënë thyerje të ligjit për të cilën dikush duhet të përgjigjet.

Për këtë arsye, LSDM-ja dhe të tjerë prezent në Grupin punues për listën zgjedhore, hapur kanë kërkuar që të gjitha ingerencat për azhurnimin e listës zgjedhore, nga MPB-ja dhe zyra për statistikë t’i kalojnë KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button