Seanca gjyqësorë “Lagjja e Trimave”, Dardhishta: Dënimet e avokatëve të pabaza

Dënimet që sot kryetarja e trupit gjykues i shqiptojë ndaj nesh, si avokat vlerësoj që është e pabazë dhe si e tillë nuk mund të qëndroj. Pikë se pari, ne nuk e fyem gjykatën apo penguam vazhdimin e procesit gjyqësor, ne kërkuam që kryetarja e trupit gjykues ta realizojë premtimin apo zotimin e dhënë në seancën e kaluar kur u zotua se për seancën e sotme të marrin pjesë së paku nga 1 anëtar- familjar i të akuzuarve, pasi që është seancë e hapur për publik, e jo e mbyllur.

Kështu shprehet në deklaratën e tij për Portalb njëri ndër avokatët mbrojtës për rastin e Kumanovës Bujar Dardhishta.

Ky i fundit së bashku me dy avokatët tjerë; Naser Raufi dhe Mefail Arsllani u dënuan nga gjykatësja Verka Petrovska me arsyetimin se avokatët në fjalë po e fyejnë gjykatën dhe po e pengojnë vijimin e seancës.

Sipas Dardhishtës, sikurse gazetarët që i akomodojë në një sall për të ndjekur procesin të njëjtën gjykata duhet ta bëjë edhe për familjarët e të akuzuarve.

“Nëse ekziston vullneti pozitiv i trupit gjykues atëherë edhe për familjarët duhet të siguron kushte për të ndjekur procesin gjyqësor, që në fund të kemi një proces fer dhe kredibil. Për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor fer dhe kredibil nuk është shembull i mirë që të dënohen avokatët mbrojtës në këtë mënyrë apo thënë ndryshe procesi te zhvillohet pa presione të këtilla. Dua të theksojë se ne sot theksuam vërejtjet tona, respektivisht mangësitë që duhet të eliminohen për të pasur një proces të drejtë, fer dhe kredibil, sipas standardeve ndërkombëtare”, u shpreh për Portalb avokati Dardhishta.

Kujtojmë se seanca e sotme për rastin e Kumanovës u anulua për më 8 mars, për shkak se me iniciativën e avokatit Naser Raufi u solidarizuan edhe avokatët tjerë nga pala mbrojtëse.

Ndryshe gjykata sot kishte lejuar që seancën ta ndjekin vetëm 9 nga 29 familjarë të të akuzuarve që pritnin para dyerve të gjykatës. Me këtë vendim, nuk ishin pajtuar familjarët, prandaj kishin vendosur që asnjëri të mos e ndjekë këtë seancë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button