Dy fotografi, manipulim i madh

[Recension: FOTO: Të rinjtë me mbështetje publike për VMRO-DPMNE]

Lajmi që i nënshtrohet këtij recensioni është propozim nga një lexues i jonë, i cili pyetet se prej nga media është e sigurtë se pankartet i kanë vendosur të rinjtë, e jo njerëz nga shtabet partiake?

ФОТО Младите со јавна поддршка за ВМРО ДПМНЕ Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: FОТО: Të rinjtë me mbështetje publile për VMRO-DPMNE-në

Data dhe koha e publikimit: 27.02.2016

Data e recensionit: 01.03.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

LEXUESI KA TË DREJTË

Pyetja e lexuesit tonë është me vend dhe kjo flet për manipulimin me këtë lajm.

“Sot në Shkup u paraqitën parulla me të cilat të rinjtë dërgojnë porosi të qartë. “Të rinjtë janë me VMRO-DPMNE-në” shkruan në pëlhura të mëdha ku është shkruar kjo porosi.”

Së pari, në tekst nuk është tjeksuar se ku saktë janë vendosur këto pllakate. Pavarësisht nga ajo se pllakatet shihen në të dyja fotografitë me të cilat është ilustruar lajmi, megjithatë, në pjesën përmbajtësore është dashur të theksohet se në cilin vend janë vendosur ato. Pastaj, nuk është konfirmuar se nëhet fjalë për të rinj, apo ndoshta bëhet fjalë për anëtarë partiakë që kanë marrë detyra të caktuara partiake.

Edhe sikur të bëhet fjalë për njerëz që nuk janë partiakë, por me të vërtetë një grup të rinjsh, kjo nuk mund të përgjithësohet se bëhet fjalë për “gjithë të rinjtë”.

Mirëpo, duke u nisur nga këndi nga i cili është bërë ky publikim, këto mbishkrime mund të shfrytëzohen për të dërguar porosi manipuluese, si ajo që gjendet në titull: “Të rinjtë me mbështetje publike për VMRO-DPMNE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button