F.R. BESA – Tetovë realizoi aksion për gropat në Tetovë

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Tetovë, përmes një aksioni simbolik, siç njoftojnë, ia kanë rikujtuar kryetares së kësaj komune, Teuta Arifit, mospërmbushjen e premtimeve të saj elektorale.

“Nëse dikur Arifi zhvillonte fushatën elektorale duke i rrethuar gropat e hapura në rrugët e Komunës së Tetovës, sot, rinia e Lëvizjes BESA e ka ftuar që bashkërisht ta bëjnë të njëjtën gjë, për t’ia rikujtuar se pushteti në qeverisjen lokale u ndërrua, por gropat mbeten të njëjta”, njofton nga Lëvizja Besa.

Megjithëse kanë shkuar deri në ndërtesën e Komunës së Tetovës dhe kanë kërkuar takim me kryetaren, Teuta Arifi, ajo ka refuzuar t’i takojë të rinjtë e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA

“Sot kemi ardhur që ta takojmë dhe, njëkohësisht, ta ftojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që edhe ajo të na bashkëngjitet në aksionin për t’i vizituar rrugët e Tetovës dhe që së bashku t’i rrethojmë gropat e hapura, siç bënte dikur në fushatën e saj, kur pretendonte të jetë e para e kësaj Komune. Meqë rrugët janë në gjendje të mjerë edhe pas zgjedhjes së saj si kryetare e Komunës së Tetovës, kërkojmë prej saj përgjigje se si edhe tani, kur ajo është në vitin e fundit të mandatit, infrastruktura rrugore është në gjendje kaq të mjerë dhe a është e vetëdijshme për vështirësitë me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës çdo ditë?”, shtojnë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button