Jankullovska, rritet përfaqësimi i shqiptarëve në dikasteret e MPB-së

Ministrja e Punëve  Brendshme, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se pas ristrukturimit në organet e kësaj ministrie, është rritur edhe përfaqësimi  i shqiptarëve. 

Ajo nuk deshi të flas për numra se sa nga 12 njësitet e MPB-së në Shkup udhëhiqen nga shqiptarët, por kujtoi se kriter për përzgjedhje të këtyre kuadrove udhëheqëse në MPB asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë përkatësia 
Nga 12 krye shefat e njësiteve në Shkup, shqiptarët udhëhiqnin vetëm 2, ndërsa tani, sipas njoftimeve tani më edhe një shqiptarë  ka siguruar postin udhëheqës në kuadër të sektorit rajonal të Shkupit.  

“Është fakt se kandidatët, të punësuarit tanë nga bashkësitë jo-shumicë në vend kanë të drejta të njëjta sikur edhe të gjithë të punësuarit tjerë në MPB dhe gjatë rikonstruimit të fundit të Byrosë për Siguri Publike, gjegjësisht përzgjedhjes së eprorëve të ri ka rritje të përqindjes së kandidatëve  të emëruar në pozita adekuate udhëheqëse  nga bashkësitë që nuk janë shumicë, kështu që kjo vetëm tregon se personat të cilët kanë potencial të mjaftueshëm dhe plotësojnë kushtet ligjore, asnjëherë nuk do të kenë pengesa që të lëvizin përpara në karrierë”, deklaroi Gordana Jankullovska.

Ministrja e brendshme Jankullovska foli sot edhe për incidentet në autobusë. Ajo tha se organet e rendit punojnë intensivisht që të zbardhen të gjitha incidentet duke shtuar se dikasteri të cilin e drejton nuk funksionon në mënyrë selektive.

“Të jemi më preciz, na ka mbetur edhe një incident që nuk është zbardhur dhe në këtë incident po punohet dhe ashtu siç u zbardhën të gjitha incidentet tjera paraprake ku mbi 150 persona tani më përgjigjen për pjesëmarrje në incidente mes të rinjve të shkollave të mesme. Në moment kur do të kemi të gjitha dëshmitë e duhura, gjithsesi se do të ngremë padi adekuate kundër pjesëmarrësve”, tha Gordana Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button