Gafa e mediave shqiptare në Maqedoni me Joleza Kokën (FOTO-LAJM)

Joleza Koka, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, por tani jo për shkak të deklaratave të saj, por të gafave të mediave në Maqedoni dhe jo vetëm.

Fotoja e saj me liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev dhe deklarata se po mendohet një bashkëpunim mes partive shqiptare dhe LSDM-së për të rrëzuar me votë Nikolla Gruevskin zuri vend në pothuajse të gjitha mediat shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkruan Portali Albeu.

Por disa prej tyre, kryesisht në Maqedoni, gabojnë kur shprehen se Joleza Koka është deputete e Partisë Socialiste.

Për këtë arsye, Portali Albeu sqaron se, Joleza është kryetare e FRESSH-it (Forumi Rinor i PS) dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës.

 

 

231008 231009

231010 231017

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button