Policia e Gostivarit sekuestron dhjetë pako me heroin

Gjatë një kontrolli të policisë në Gostivar, me urdhër gjykate, janë gjetur dhjetë pako heroin në shtëpinë e një banori të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, policia ka sekuestraur edhe nj telefon celular dhe 27000 denarë (438 euro), ndërkaq 30 vjeçari i dyshuar dhe një tjetër nga fshati Raven, të cilët ishin në banesë, gjithashtu janë ndaluar nga policia.

Që të dy do të dalin para gjyqit në Gjykatën Themelore të Gostivarit, për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psihotrope dhe prekursorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button