Prekopuca: Mediat maqedonase spekulojnë, KSHZ asnjëherë nuk ka dhënë informatë për shqiptarët e shpërngulur

Një shkrim i fundit në gazetën “Dnevnik” i cili thotë se “Rreth 90.00 shqiptarë janë shpërngulur nga shteti, por nuk janë paraqitur në MPB?”, ka ngjallur reagime në lidhje me këtë të fundit se a është ky lajm i vërtetë apo jo.

Nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, në një bisedë telefonike për Portalb e ka komentuar rastin në fjalë duke e vlerësuar si spekulim.

“Janë spekulime, ne si Komision Shtetëror Zgjedhor, do ta presim përfundimin e procesit dhe pastaj do të dalim e raport të cilin do ta aprovojmë si komision. Të gjitha informatat tjera për momentin janë spekulime dhe nuk janë qëndrimi jonë”, tha për Portalb, Prekopuca.

Në lidhje me kurbetçarët shqiptar, Prekopuca thotë se njëri nga kushtet kryesore për të votuar do të jetë që ata të jenë të pajisur me pasaportë të Maqedonisë.

“Pavarësisht përkatësisë etnike, secili kurbetçar, nëse ka pasaportë të vlefshme, do të mundet të votojë”, shtoi Prekopuca.

Në pyetjen se a ka rrezik të fshihen ata nga lista tani që ndodh pastrimi, ai tha se nuk vendos KSHZ, por kjo vendoset me Ligj i cili miratohet në Parlament.

Përndryshe, gazeta “Dnevnik”, në një shkrim të tij ka publikuar një artikull në të cilin sipas tyre, mbi 100 mijë qytetarë mbi moshën 18 vjeçe, nënshtetas të Maqedonisë, janë shpërngulur nga Maqedonia, nga të cilët rreth 90.000 janë shqiptarë, janë në bazën e MPB-së, por nuk janë në bazat e institucioneve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button