“Turp” i madh për konstruksionin e madh

[Recension: TURP: Nënkryetarja e mëparshme e KBM-së nuk e dënoi sulmin ndaj Todor Petrovit]

Tekst tendencioz dhe i njëanshëm që ka për qëllim ta diskreditojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Kjo (dez)informatë e shkurtër me vetëm tre fjali është marrë nga një portal tjetër, mirëpo pa e vënë linkun përkatës.

СРАМНО_ Поранешната потпретседателка _ - http___press24.mk_sramno-poraneshn

Linku deri te artikulli origjinal: TURP: Nënkryetarja e mëparshme e KBM-së nuk e dënoi sulmin ndaj Todor Petrovit

Data dhe koha e publikimit: 28.02.2016, 14:54

Data e recensionit: 01.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

VETËM PËR TA NJOLLOSUR REMENSKIN

Në këtë publikim thuhet se Remenski ka qenë nënkryetare e Kongresit botëror maqedonas (KBM), mirëpo për këtë nuk ofron asnjë dëshmi. Ndoshta ajo me të vërtetë ka qenë në udhëheqësinë e KBM-së, mirëpo artikulli duhet të ofrojë dëshmi kredibile që lexuesit të besojnë në këtë. Ne për shembull, duke kërkuar në “Google”, nuk gjetëm asnjë informatë se Remenski ka qenë anëtare e KBM-së, përveç teksteve ku thuhet se ajo ka qenë pjesë e kësaj organizate.

“Frosina Remenski nga LSDM-ja nuk e dënoi sulmin që ndodhi dje kur disa persona të dhunshëm e rrahën Petrovin, shkruan Kuriri.”

Parashtrohet pyetja: Pse Remenski duhet ta dënojë sulmin mbi Todor Petrovin?

Ministria që e udhëheq ajo (Ministria për Punë dhe Politikë Sociale),nuk ka asnjë kompetencë për parandalimin (zgjidhjen) e dhunës, rrahjeve ose zbulimin e të vërtetës.

Nëse aludohet në atë se ajo, gjoja, ndonjëherë ka enë nënkryetare e KBM-së, tashmë tham, kjo nuk është konfirmuar. Partia në të cilën Remenski është nënkryetare dërgoi komunikatë, ku e dënoi këtë incident:

“Me sjelljen e këtillë të papërgjegjshme, VMROD-PMNE-ja dhe BDI-ja i bëjnë dëm Republikës së Maqedonisë. Nuk kalojnë skenaret e tejdukshme. Qytetarët janë të bashkur në luftën kundër korrupsionit, krimit, janë të bashkuar në dëshirën për ndryshime, për kthimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane në Republikën e Maqedonisë. LSDM-ja e dënon çdo veprim të dhunshëm”, thuhet në komunikatë.

Kështu që, është e qartë se dikush me çdo kusht ka dashur të shohë “turp të madh”, e nëse ka nevojë edhe ta trillojë, për nevojat e një konstruksioni, si ky që e kemi para nesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button