Zaev: Përveç në Korenë e Veriut, askund në botë nuk ekziston Gjykatë që nuk ndanë drejtësi

“Askund në botë nuk eksiton gjykatë e cila i ik, zvarrit apo nuk do të ndajë drejtësi. Ja pse Pribe ka sugjeruar në Kapitullin 23, 24 që të ketë reforma në gjyqësor. Ja pse në Marrëveshjen e Përzhino s qëndron reforma në gjyqësor. Kjo nuk gjendet askund në botë, përveç sipas të gjitha gjasave në Korenë e Veriut”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin “Puç“, njofton Portalb.

Sipas tij, arsyetimi për i Gjykatës për mosdorëzimin e dëshmive në Gjykatën Speciale është i pabazë sepse të dy gjykatat kanë certifikatë për informata të klasifikuara.

Përndryshe, Prokuroria Speciale ka kërkuar shtyerjen e seancës kryesore të rastit “Puç“ në të cilin njëri ndër të akuzuarit është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për shkak se Gjykata ka refuzuar t’ia dorëzojë kopjen me dokumente dhe dëshmi elektronike me arsyetimin se bëhet fjalë për informata të klasifikuara.

Janeva ka kërkuar që në seancën e radhët të jetë prezent edhe i dëmtuari i cili është edhe dëshmitarë, gjegjësisht ish kryeministri Nikolla Gruevski, seanca e radhës do të mbahet më 3 maj.

Nga Prokuroria Speciale njofotjnë se përveç rastit “Puç”, Gjykata Themelore Shkupi 1, e pengon punën e kësaj Prokurorie edhe në të gjitha lëndët tjera për të cilat ka kërkuar që t’u dorëzohen materialet për ekspertizë.

Gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015 vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB. /Portalb

LEXO: Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button