Ndodh edhe kjo, shqarthi lë pa rrymë gjysmën e Shkupit

Mbrëmë rreth orës 20:30 e mbrëmjes gjysma e Shkupit mbeti në erësirë si rezultat i një defekti në trafostacionin në Kozle. Pa rrymë mbeten lagjet, Karposh, Taftalixhe, pjesë të Zhdanecit, Kozles, Kapishtecit, Vondos, madje edhe kryqi gjigant, transmeton Telegrafi.

Pa rrymë elektrike mnbeti edhe teatri i dramës, por publiku gjeti një zgjidhje. Ata ofruan dritë përmes celularëve të tyre dhe ndihmuan që drama ”Jeta në këpucë të ngushta” të përfundoj.

Ky defekt detyroi ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të EVN-së, të cilët arritën që të sanojnë defektin, megjithatë një pjesë e lagjeve mbeti pa rrymë për disa orë.

Mirëpo, çudia më e madhe është shkaktari i këtij defekti. Një shqarth ka arritur që të futet në trafostacion përmes ventilimit dhe të shkaktoj këtë erësim në një pjesë të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button