Familjarët e të akuzuarve të “Lagjes së Trimave”, janë pranuar nga ambasadori i Kosovës

Familjarët e të akuzuarve për rastin e Kumanovës janë pranuar nga ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa, raporton Portalb.

Familjarët kanë ardhur te Ambasada e Kosovës për t’u ankuar nga sjellja e institucioneve të Maqedonisë ndaj tyre.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot dha leje që vetëm 9 familjarë të mund të ndjekin seancën gjyqësore nga gjithsej 29 familjarë sa ishin sot para gjykatës.

Prandaj familjarët, kishin vendosur që ose të gjithë ose asnjëri nuk do të hyjë në seancë./Portalb

LEXO: Anulohet seanca gjyqësore “Lagjja e Trimave”, dënohen dy avokatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button