Al Jazeera: Lidhja e Amerikës me dy dyqane të Prishtinës

Gazeta prestigjioze Al Jazeera, në edicionin për Amerikë, shkruan për dy dyqane të Prishtinës, prapa të cilëve fshihet një histori e lidhur me amerikanët, transmeton Klan Kosova.

Fjala është për dy shitoret të cilat mbajnë emrin Hillary.

Brenda dyqanit ka një fotografi të një gruaje bashkë me ish-zonjën e parë të Amerikës, tani kandidate për presidente nga demokratët, Hillary Clinton.

Gruaja në fotografi, 33 vjeçarja Elda Morina, dhe vëllai i saj Besiani 31 vjeçar, e kanë ndihmuar babanë e tyre Feimin në drejtimin e këtij biznesi.

2

Kur në vitin 2002, familja Morina e hapi dyqanin e parë, 69 vjeçari Feim, kishte vendosur që ta quante Hillary.

Ai gjithmonë e kishte admiruar stilin e saj kur ishte “zonja e parë”, e po ashtu “kishte pasur dëshirë që ta falënderonte në mënyrën e tij Amerikën, për gjithçka që kishte bërë për shqiptarët”.

3

Butiku shkruan Al Jazeera, është hapur si biznes pak vjet pas luftës brutale në Kosovë, e cila ka përfunduar në qershor të vitit 1999 kur pas 78 ditë bombardime të NATO’s, u largua Slobodan Milosheviqi nga Kosova.

Presidenti Bill Clinton kishte iniciuar bombardimet që të parandalonte një gjenocid të ardhshëm në Ballkan, gjë që kishte ndodhur në Bosnje disa vjet më parë.

Butiku Hillary, që ndodhet në Bulevardin Bill Clinton, nuk ka ndryshuar premisa që kur është hapur dhe vazhdon të jetë në të njëjtën rrugë, e 14 vjet pas hapjes, ky dyqan veshjesh, vazhdon të frekuentohet shumë nga gratë, shumica prej  të cilave janë të moshës 20 e 40 vjeçare, që kërkojnë rroba profesionale.

Edhe familja Morina, sikurse shumë kosovarë të tjerë, do të donin ta shihnin Clinton të jetë Presidente e Amerikës.

Elda thotë se ka simpati të madhe për Hillary’n, e beson se ajo ka vizion për të ardhmen. Madje Elda edhe është takuar me të, kur Clinton i bëri një vizitë surprizë asaj në dyqan, ku edhe u bë fotografia që tani qëndron e varur në të dyja dyqanet.

Ndërsa, Besian Morina, shkruan Al Jazeera, thotë se dëshiron ta zgjerojë biznesin e familjes së tij, e ëndërr e ka që të ketë firmën e tij të veshjeve të cilën do ta titullonte “Hillary”.

4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button