Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shtyhet rasti “Puç”

Prokuroria Speciale ka kërkuar shtyerjen e seancës kryesore të rastit “Puç“ në të cilin njëri ndër të akuzuarit është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për shkak se Gjykata ka refuzuar t’ia dorëzojë kopjen me dokumente dhe dëshmi elektronike me arsyetimin se bëhet fjalë për informata të klasifikuara, njofton Portalb.

Janeva ka kërkuar që në seancën e radhët të jetë prezent edhe i dëmtuari i cili është edhe dëshmitarë, gjegjësisht ish kryeministri Nikolla Gruevski, seanca e radhës do të mbahet më 3 maj.

Nga Prokuroria Speciale njofotjnë se përveç rastit “Puç”, Gjykata Themelore Shkupi 1, e pengon punën e kësaj Prokurorie edhe në të gjitha lëndët tjera për të cilat ka kërkuar që t’u dorëzohen materialet për ekspertizë.

Përndryshe, gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015 vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button