Për 15 hithra dhe 20 marule – 150 euro dënim (VIDEO)

Millorad Georgievski çdo ditë shkon në treg me tufë hithrash që i shet 20 denarë. Prej tyre dërgon i dërgon bukë familjes, njofton Telma, përcjellë Portalb.

Tërë ditën qëndron në treg për 200 denarë. Bashkëshortja e tij nuk punon, ndërkaq me të në Lisiçe, bashkëjeton edhe djali i tij me familje.

Përveç për hithrat do të duhet të paguajë dënim edhe për 20 marule të një plakës e cila ka shitur pranë tij, por kur e ka parë se ka inspektim ka ikur. Dënimin ia ka shqiptuar gjykatësi për kundërvajtje dhe tani Milloradi po habitet si do ta paguaj, por nuk dorëzohet nga puna.

Milloradi është vozitës i pensionuar, është i revoltuar me qëndrimin e gjykatësit i cili e ka gjykuar.

E ka lutur dhe ka qarë që të mos e dënojë me para më shumë se sa që merr pension, por gjykatësi i ka thënë se e ka shkelur ligji dhe kthim mbrapa s’ka, transmeton Portalb.

Është ankuar edhe në Gjykatën e Apelit, por edhe prej atje i kanë thënë se duhet ta paguaj dënimin. Për t’ia lehtësuar, Gjykata i ka ofruar që dënimin ta paguaj në dy këste, por Milloradi edhe ata nuk ka mundësi që t’i paguaj në afatin e paraparë.

Thotë që është i gatshëm edhe në burg të shkojë, edhe ngrohësin e vjetër nga shtëpia t’ia konfiskojnë, por nuk do ta ndalojë asgjë që edhe më tej të vazhdojë të shesë hithra, që të dërgojë bukë në shtëpi.

Pas publikimit të storjes, në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, janë paraqitur iniciativa për mbledhjen e parave që t’i ndihmohet Georgievskit që ta paguaj dënimin.

Një pjesë e qytetarëve të brengosur dhe revoltuar janë paraqitur në Tv Telma. Masa e gjerë me kritika të ashpra ka reaguar ndaj vendimit të këtillë të Gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button