VMRO-ja shkarkon drejtorin e burgut, BDI-ja zëvendës drejtorin e DAP-it

Në e mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, janë bërë ndryshime dhe emërime në disa vende drejtuese. Nga kuadrot e BDI-së, ka pasur një shkarkim, ndërsa VMRO-ja, ka shkarkuar drejtorin e Burgut të Shkupit.

Juristi Argëtim Hasani, do të zëvendësojë zëvendësdrejtorin e deritanishëm në Drejtorinë e të ardhurave publike Muhamet Ametin. 

Zëdhënësi i qverisë, Muhamet Hoxha, konfirmon se vendimi për ndërrimin e Muhamet Ametit nga posti i zëvendës drejtorit të Dap-it, është bërë në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë.

Ky ka qen ndryshimi i vetëm i kuadrove të BDI-së, ndryshime tjera nuk ka, pasur, njofton për “Portalb”, Muhamet Hoxha, zëdhënësi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button