Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme. Kryesisht do të fryjë erë e lehtë jugore dhe do të ketë paraqite të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 12 deri më 15 gradë celsius. Në vendet më të larta malore temperatura maksimale do të arrijë jo më shumë se 10 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me erë të lehtë jugore dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të lëvizin nga 10 deri më 13 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button