Terrorizëm: Lidhjet e PYD-së tek PKK-ja

PYD-ja e cila në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK dhe e cila u formua me udhëzimet e Abdullah Öcalan (Abdullah Oxhallan) e pranon PKK-në si organi “i lartë ligjislativ”. Organizata nuk drejtohet nga lideri i dukshëm Salih Müslim, por drejtohet nga drejtuesi i lartë i PKK-së, Fehman Hüseyin i cili njihet ndryshe edhe me emrin e koduar “Bahoz Erdal”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e lartë të PKK-së, strukturës ombrellë e cila mbledh nën një çati strukturat në katër pjesët e të ashtuquajturit “Kurdistan” i ka vendosur emërimin “KCK”. Sipas kësaj teksa PKK është krahu i KCK në Turqi, edhe PYD formon krahun e Sirisë. Ndërsa krahu i organizatës në Irak emërohet PÇDK, ndërsa në Iran emërohet PJAK.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se udhëzimin për formimin e PYD-së i ka dhënë në vitin 2002 nëpërmjet avokatëve kreu i organizatës terroriste Abdullah Öcalan. Në kuadër të kësaj në kongresin e PKK-së të mbajtur me 4-10 prill 2002 u vendos që me organizatat e reja që do të krijoheshin në Iran, Irak dhe në Siri të kishin një përfaqësim në një gamë më të gjerë. PYD-ja e cila u krijua më 17 tetor 2003 mori trashëgiminë 20 vjeçare të PKK-së ku Öcalan qëndroi dhe zgjeroi bazën e organizatës nga 1979-ta e deri në 1998-të.

PYD strukturën e saj e përcaktoi në kongreset e mbajtura mes viteve 2003-2015. Këto kongrese u zhvilluan në kampet ilegale të drejtuara nga PKK-ja dhe nën drejtimin e organizatës.

Me vendimet e marra në kongrese kampi Şehit Ayhan që i përkiste PKK-së në malin Kandil në Irak u shndërrua në bazën kryesore të PYD-së. Anëtarët e PYD-së të cilët u trajnuan këtu më pas u dërguan në Siri. Aktualisht ky kamp nuk ndodhet më në përdorim. Baza aktive e PYD-së ndodhet në një zonë përreth fshatit Malikije të rajoni Azez në Halep të Sirisë. Fshati në fjalë u mor nën kontrollin e organizatës në dhjetor të 2015.

PKK-ja përcaktoi si përgjegjës për aktivitetet e PYD-së anëtarin e këshillit ekzekutiv PKK/KCK, Ferhat Abi Şahin i cili njihet me emrin e koduar “Şahin Cilo Kobani-Mazlum”. Në këtë mënyrë PYD-ja u strukturua si një organizatë që i jep llogari PKK-së. Şahin, më pas u vendos në krye të YPG-së e cila është krahu i armatosur i PYD-së. Şahin i cili ndodhet në pozicionin numër një të krahut të armatosur u vërejt se “nuk i ndahej nga pas” Brett McGurk i cili me 31 janar 2016 ndodhej për një vizitë në Kobani (Tel Abjad) dhe i cili është Përfaqësuesi Special në luftën kundër DAESH i Presidentit amerikan Barack Obama.

Ndër të tjera theksohet se përgjegjësi i vërtetë që përfaqëson “Kandilin” është Fehman Hüseyin i cili njihet me emrin e koduar “Bahoz Erdal”. Hüseyin që nga gjysma e dytë të vitit 2014 është përgjegjësi i përgjithshëm i Sirisë për Kandilin.

– Kopjoi PKK-në-

Personi i parë që u vendos në krye të PYD-së ishte Barazani Muhammed, ndërsa më pas në krye të organizatës u vendos Salih Muhammed Müslim i cili në PKK njihet me emrin e koduar “Ebu Velat” dhe duke kopjuar sistemin e PKK-së me dy bashkëkryetar në këtë detyrë u caktua edhe Asya Abdullah.

Në aktet nënligjore të PYD-së në natyrën e seksionit të partisë u shtua shprehja “PYD, pranon si komandant Öcalanin, dhe Kongra-Gel-i Rojava si organin më të lartë legjislativ”. Ndërsa në seksionin e anëtarësimit në Parti u vendos kushti “Të besohet tek Komandanti Öcalan dhe në jetën e tij demokratike”.

Pas arrestimit të Öcalan PKK-ja në vitin 2002 ndërroi emrin në KADEK, dhe në 2003 e ndërroi Kongra-Gel.

Në kongrese organizata zgjodhi si objektiv përmirësimin e pranisë së saj në veri të Sirisë dhe lëvizjen në fushën politke. Me këtë qëllim përcaktoi një strategji që në rajonet në fjalë të shpallte “autonominë me anë të bindjes/kërcënimit edhe të grupeve të tjera” dhe në rast të formimit të kësaj të ndërmerrte një pozicion të fortë brenda qeverisë qendrore. Në këtë mënyrë përfitimet ekonomike, ushtarake dhe politike që do të mblidhte në Siri duke rritur edhe efektivitetin e organizatës në territorin e Irakut, do të forconte edhe lëvizjet taktike dhe kundrejt politikës në Turqi.

Gjatë kësaj, që nga viti 2011 e këtej me dërgimin në Siri të kuadrove me përvojë nga kampet e PKK-së në Irak dhe kryesisht të Kandilit u formua YPG e cila është krahu i armatosur i PYD-së.

Me disa konflikte që PYD-ja hyri me organizatën terroriste të Frontit Nusra dhe më pas me DAESH-in në veri të Sirisë, bëri që para vendeve perëndimore dhe Rusisë të përfitoheshin mbështetje të rëndësishme për organizatën.

Lidhjet e PYD-së tek PKK-ja
Lidhjet e PYD-së tek PKK-ja

– Frikësuan grupet kundërshtare-

Në Siri edhe partitë jashtë PYD-së duke mos qenë pjesë e kryengritjes e cila nisi në mars të 2011 u drejtuan në kërkim të rrugëve të ndryshme. Me këtë qëllim PYD nën udhëheqjen e kryetarit të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani kryen në Erbil takime të Këshillit Kombëtarë të Kurdëve të Sirisë i cili përbëhet nga partitë e afërta me Barzanin.

Sipas marrëveshjes në veri të Sirisë do të krijoheshin njësi ushtarake për të mbrojtur popullatën kurde, ndërsa çështjet politke do të drejtoheshin nga Komisioni i Lartë Kurd i cili përbëhej nga 5 persona nga të dyja palët.

Më pas në dakordësimin e PYD-së dhe regjimit të arritur në fillim të vitit 2012, forcat e regjimit u tërhoqën nga verilindja e vendit. Sipas marrëveshjes së Erbilit drejtimi i rajoneve që kaluan nën kontrollin e PYD-së do të merrej përsipër sëbashku nga PYD-ja dhe Partitë Kurde. Por PYD duke përdorur YPG-në vendosi kontrollin e saj në të gjithë zonën. Ashtu sikurse nuk u zbatua marrëveshja e Erbilit, u ndalua gjithashtu që edhe partitë e tjera kurde të bënin politikë në rajon.

– Shpalli “Kantone”-

PYD-ja duke vendosur kontrollin e saj në rajonet Haseke, Kobani dhe Afrin të cilat i mori në dorëzim nga regjimi i Asadit, në nëntor të vitit 2013 shpalli “Asamble Kushtetuese”. Organizata e cila me 7 janar 2014 njoftoi se kishte formuar “Autonomi Demokrtike”, në janar të 2014 njoftoi gjithashtu se kishte formuar qeveritë “kantonale” në rajonet që kishte nën kontroll.

Ndërsa në janar 2015 pasi me mbështetjen e sulmeve intensive ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja mori Tel Abjad-in nga DAESH-i ajo njoftoi formimin e kantonit të katërt. Liderët e partive të tjera kurde shpallën se nuk pranonin kantonet që PYD-ja shpalli duke i bërë “fakt të kryer”.

– Regjimi vazhdon aleancën me SHBA-në dhe Rusinë-

PYD-ja duke mos qenë palë e drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës së brendshme në Siri, ajo u përqendrua në interesat e saj lokale. Duke mos patur në objektiv regjimin, kjo krijoi një mundësi të madhe për Asadin. Në këtë mënyrë regjimi i Asadit miratoi një aleat relativisht të besueshëm. Marrëdhënia e veçantë e palëve shërbeu që të hapte rrugën e PYD-së në rajonet me popullsi intensive kurde. Regjimi dhe PYD-ja deri tani kanë pasur vetëm disa herë konflikte ditore në rajonet në veri të Halepit dhe në territoret e naftës në Shejh Masud dhe Haseke të cilat ndodhen nën kontrollin e PYD-së. Si rezultat regjimi i Asadit duke i lënë këto rajone nën mbizotërimin e PYD-së, përqendroi forcat në rajonet e tjera.

Edhe rritja e DAESH-it ofroi mundësi të reja për PYD-në, ku duke marrë pjesë në luftën kundër DAESH-it siguroi elementin për të marrë mbështetje dhe legjitimitet në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuptim mes SHBA-së dhe PYD-së u formua një marrëdhënie e veçantë. PYD-ja nën pretekstin e luftës kundër DAESH-it në luftën e brendshme të Sirisë u bë aleati më i rëndësishëm i SHBA-së.

Organizata duke përfituar edhe nga rritja e konkurrencës mes SHBA-së dhe Rusisë në Siri, që nga tetori 2015 e deri tani ajo ka krijuar lidhje të afërta me zyrtarë të Rusisë. Organizata gjithashtu përfiton edhe mbështetje e armatime ushtarake nga Rusia, por edhe nga ombrella e Rusisë në operacionet që ndërmerr kundër opozitarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button