Kuliq: Ka shumë lëshime në hetimet për rrëzimin e Kingerit

Ka shumë lëshime dhe shumë gabime, nuk është vetëm një. Ne në hetimin e ri përfshimë gjithçka. I analizuam të gjitha hollësitë dhe çdo aktivitet të mundshëm. Gabimi nuk është vetëm te një grup njerëzish pa marrë parasysh kush ka qenë dhe ku kanë qenë. Kjo ka qenë përmbledhje e disa gabimeve.

Këtë për MIA-n e deklaroi Omer Kuliq, kryetar i komisionit i cili e kryen hetimin e ri për fatkeqësinë ajrore në të cilën e humbi jetën presidenti Boris Trajkovski.

Pritjet e Kuliq janë që raporti përfundimtar i komisionit do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit.

“Do të përpiqemi që, raporti të jetë i gatshëm deri në fund të vitit. Megjithatë, nëse pak vonohemi ju lus kjo të mos merret si gjë e keqe. Absolutisht gjithçka është zgjidhur lidhur me vetë fluturimin e fatkeqësisë. Do të përfundojmë gjithçka.  Nuk do të mbetet asnjë çështje e hapur “, thotë Kuliq.

Komisioni ka më shumë informata, por thekson, tani bëhet klasifikimi i të dhënave të grumbulluara.

“Tërë ekipi punon në këtë analizë dhe do ta shohim çfarë do të merret parasysh, e çfarë jo, thekson Kuliq, i cili së bashku me komisionin 15-të anëtarësh këtë javë janë në Mostar ku i analizojnë informatat e marra, me qëllim që t’i zbulojnë dallimet me raportin e parë për rrëzimin e ‘Kingerit’ “.

Informon se veçmë janë kontaktuar dhe marrë deklarata  nga banorët e fshatit Rotmilë.

“Ka pak keqkuptime, sepse kjo ndodhi para shumë kohesh, disa prej tyre edhe nuk janë gjallë. Ne veçmë kemi gjëra të rëndësishme  të cilat tregojnë se ka pasur informata”, deklaroi Kuliq.

Komisioni në përgjithësi është përqendruar në dy punë të cila nuk janë përpiluar në raportin e parë. Ato janë vendi dhe roli i autoriteteve të aviacionit të BeH dhe Maqedonisë.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme që t’i konfirmojnë parakushtet për atë që ndodhi” thekson Kuliq, duke shtuar se deri në fund të kësaj jave  do të përqendrohen në gjithçka që është e rëndësishme  për vetë operacionin.

Janë bërë mjaft xhirime, janë kryer shumë fluturime me ç’rast disa punë qartë janë dëshmuar, ndërsa disa janë përjashtuar.

Gjatë dhjetorit, paralajmëroi Kuliq, komisioni në përbërje të plotë do të arrijë në Shkup dhe do ta informojë opinionin.

Hetimi për rrëzimin e “Kingerit” u hap sërish me kërkesë të Maqedonisë pasi janë marrë dëshmi shtesë.

Fatkeqësia ajrore në të cilën e humbi jetën presidenti Trajkovski, delegacioni shoqërues dhe ekuipazhi ndodhi më 26  shkurt të vitit 2004 në zonën e fshatit Rotmile në afërsi të Mostarit.

Sipas rezultateve nga hetimi i parë, shkak për fatkeqësinë janë “gabimet procedurale të pilotëve në fazën e  aterimit në aeroportin e Mostarit”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button