Këto janë “ujqërit” e Maqedonisë (FOTO)

Me aksionin në kullën e lartë për ushtrime në bazën e kazermës Ilinden, Forcave Speciale të Ushtrisë maqedonase, pjesëtarët e regjimentit për operacione speciale e festuan ditëlindjen e 22-të të njësisë elite të ARM-së.

Njesia speciale ka demonstruar ushtrime metodike “pastrim të ndertesës” me të cilën anëtarët e regjimentit treguan aftësite e tyre në kullën e trajnimit për ushtrime të kombinuara, dhe pastaj kanë paraqitur edhe artet marciale që janë të njohur në mesin e njësive të tjera të ARM-së.

Artet marciale njësia speciale gjithmonë i përfundon me thyrje të çeramikave me kokë.

Njësia ushtarake speciale nën emrin “Ujqit” është themeluar në mars të vitit 1994 me vendim të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov.

Në nëntor të vitit 2006 është kryer një ristrukturim i njësive në regjimentit për operacione speciale (rOS) i përbërë nga Batalioni për qëllime speciale, dhe batalioni i Renxherëve.

 

4123

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button