Çfarë i bëri bashkë Ledri Vulën dhe Lori Hoxhën?

Pavarësisht se e pranoi edhe publikisht lidhjen e tij të dashurisë me Adelën, vajzën e ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, reperi i njohur nga Kosova, Ledri Vula, sërish është i kujdesshëm për të zbuluar detaje nga jeta private ashtu siç është i kujdesshëm edhe në daljet publike me të dashurën. Megjithatë, pavarësisht angazhimeve artistike dhe koncerteve të shumta, ylli i hitit “SRMN” gjen gjithmonë kohë për partneren e tij dhe për shoqërinë e përbashkët. Një mikeshë e hershme e çiftit është edhe Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias.

Në një foto të siguruar së fundi nga Prive.al, Ledri dhe e dashura e tij Adela, shihen duke darkuar së bashku me Lorin. Kjo, në fakt, nuk është hera e parë që treshja janë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, por ndoshta e para herë që i bën sytë kureshtarë të komentojnë miqësinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button