Dikur kameriere, sot sozia e Kate Middleton – kush është “binjakja” e Dukeshës së Kembrixhit? (FOTO)

35-vjeçarja Heidi Agan kishte një punë krejt të zakonshme si kameriere, derisa të gjithë të vinin re ngjashmërinë e jashtëzakonshme që kishte me Dukeshën e Kembrixhit, pasi kjo e fundit u fejua zyrtarisht me Princin William në vitin 2010. Pas kësaj kohe, edhe për Heidi-n, jeta do të merrte një kthesë të fuqishme. E besoni? Sozi e Kate Middleton! Pas shkurtit të vitit 2012, 10 muaj pas martesës mbretërore, jeta ndryshoi edhe për Heidi-n: “Klientët që vinin në lokal, filluan të më kërkonin vazhdimisht foto dhe donin që shërbimin t’ua bëja vetëm unë. Kuptova se mund të fitoja diçka si sozi e Kate”, – rrëfen Agan për “The Sun”. Sa herë shfaqej ajo, të gjithë vinin re se ngjashmëria me dukeshën ishte e jashtëzakonshme dhe gjithmonë e më shumë po e ndienin praninë e saj rreth e rrotull. Ajo është e lumtur për punën që bën edhe për shkak se fiton rreth 9 mijë sterlina në javë: “Më parë punoja si kameriere. Tani punoj si sozi e dukeshës Kate dhe fitoj 9 mijë sterlina në javë.”

Si sozia e vetme reale e Kate Middleton, Heidi Agan është mjaft e përkushtuar për t’u dukur si dukesha e Kembrixhit. Që nga viti 2012 e deri më sot, përfaqësuesja e Kate prej kohësh është e angazhuar edhe në evente të ndryshme ndërkombëtare, si në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Kinë. Puna e saj përfshin shfaqjet televizive, botimet në gazeta e revista dhe ngjarjet kryesore mediatike.

Heidi është një nënë beqare dhe ka dy fëmijë, 13 dhe 6 vjeç. Por nuk është e vetmja sozi e Dukeshës. Thuhet se tipare të ngjashme me Kate kanë rreth 180 gra të tjera në botë, ndërsa sozi të William-it janë vetëm 4 në të gjithë botën.

Heidi Agan i ngjan shumë dukeshës
Heidi Agan i ngjan shumë dukeshës

Heidi Agan i ngjan shumë dukeshës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button