Nuk ndalet Ejupi, shënon edhe ndaj Zagrebit

Sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi, i cili po në radhët e ekipit kroat të Super Ligës së Parë, Sllaven Bellupo, po vazhdon të tundë rrjetet e ekipeve të ndryshe. Këtë e ka bërë edhe sonte Ejupi pasi që i dha epërsinë skuadrës Sllaven në fitoren 3:0 ndaj NK Zagreb.

Ejupi kishte hapur serinë e golave për skuadrës e tij Sllaven që në minutën e 10-të, duke bërë që më pas loja të jetë më e lehtë dhe fitorja të jetë më e sigurtë. Pas këtij goli të shënuar sulmuesi shqiptar është në kuotën e 10 golave të shënuar dhe ka pesë më pak se i pari Ilija Nestoroski, maqedonasi i ekipit Inter, ndërsa pas tij Ejupi ka lënë edhe dy shqiptarët tjerë,  Eros Grezda, i cili i Lokomotiva ka tetë gola dhe Bekim Balaj i Rijekës me shtatë gola.

Në javën e 25-të, skuadrën e Ejupit do ta shohim në duelin derbi që lun kundër kryesuesit të tabelës dhe kampionit aktual, Dinamo Zagrebit, ndeshje kjo që luhet të dielën. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button