Të mirat e domates

Domate janë të njohura dhe të shijuara në të gjithë botën duke i bërë ato një nga perimet më të njohura. Ato janë jashtëzakonisht të gjithanshme në kuzhinë dhe mund të shërbehen edhe në ushqimet e kripura dhe të ëmbla.

Ato mund të hahen të papërpunuara ose të ziera si dhe mund të përdoren në supa, lëngje dhe pije alkoolike.

Ka shumë fakte interesante rreth domateve duke u nisur nga fakti se ka rreth 25.000 lloje të domateve si dhe faktit se kanë shumë ndikime shëndetësore duke përfshirë aftësinë për të zvogëluar rrezikun e kancerit, për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular, ndihmuar në rastet e hipertensionit, rregullimin e presionit të gjakut dhe për të reduktuar inflamacionin.

Domatet gjithashtu mund të përmirësojnë lëkurën tonë, flokët, thonjtë dhe kockat.

Domatet kanë  kaq shumë përfitime shëndetësore sepse ato janë të pasura me minerale dhe përbërës që janë të nevojshme për mirëqenien optimale. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këto fakte dhe kjo e bën domate një nga ushqimet më të nënvlerësuara.

Më poshtë ju sjellim disa nga të mirat dhe përfitimet shëndetësore të domateve, transmeton Klan Kosova.

Janë të mira për qarkullimin e gjakut si dhe për zemrën

Domatet na bëjnë të ndihemi mirë dhe të dukemi bukur

Mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave derisa plakemi

Ulin rrezikun e kancerit

Janë ndihmë shumë e madhe për diabetikët

Domatet përmirësojnë dëmet e bëra nga konsumimi i duhanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button