Xhaka flet prapë për të ardhmen, flet për ëndrrën e tij

Granit Xhaka ka rritur spekulimet rreth të ardhmes së tij, duke përsëritur se e ka ëndërr që nga fëmijëria transferimin në Premerligë.

23 vjeçari i Borussia Monchengladbach, që ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane këtë sezon, këtë e ka thënë në një intervistë për portalin sportiv, “Sport1.de”, transmeton Indeksonline.

“Çdo kush ka një ëndërr të fëmijërisë, dhe për mua është Anglia”, ka thënë Xhaka.

“Kjo nuk do të thotë se unë kam për të shkuar, ose se do të dëshiroja të shkoj- Unë jam shumë i lumtur këtu. Por nganjëherë duhet shikuar përreth për gjëra tjera, dhe për të biseduar me klubin. Gladbach më ka dhënë mua atë që kam dëshiruar. Këtu është shtëpia ime e dytë”, deklaroi mesfushori.

Xhaka ka folur edhe rreth interesimit të skuadrave angleze, përfshirë Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

“Nuk e di nëse mund të jetë një çështje, kjo nuk më takon mua, por klubit. Puna ime është që të përqendrohem në futboll. Dua që për sa kohë të jem këtu, të jap më shumë se 100 për qind nga vetja.

Ndërsa i pyetur rreth vlerësimit të bërë nga ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ku e vlerësoj rreth 30 deri në 50 milionë euro, Xhaka tha: “Kur dikush si Ottmar Hitzfeld thotë kështu për ju, atëherë është diçka për t’u krenuar. Unë do t’i lë të tjerët për të gjykuar nëse unë më të vërtet vlej mes 30 dhe 50 milionë euro. Unë nuk e di nëse vlej aq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button